Vazhdon seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është duke u zhvilluar dita e dytë e diskutimit për Qeverinë e re.

Pas një pauze njëorëshe, deputetë janë rikthyer në seancë për të vazhduar diskutimin për programin dhe përbërjen qeveritare, transmeton TV21.

Gjatë diskutimit paraprak, opozita ka kritikuar pushtetin se Qeveria e re është vazhdim i Qeverisë së Zoran Zaev dhe se mandatari Dimitar Kovaçevski është piun i Zaevit.

Deputetë e opozitës shqiptare kanë kritikuar kryeparlamentarin Talat Xhaferi pasi i njëjti nuk vazhdoi me listën e radhitjes së deputetëve për fjalë që kishte mbetur përgjysmë dje, me ndërprerjen e seancës, transmeton TV21

Xhaferi sqaroi se sot vazhdohet me listë të re. Seanca vijoi me përplasje mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe partive pjesë të shumicës parlamentare.

Sipas Rregullores së punës së Kuvendit, diskutimi për programin dhe përbërjen qeveritare zhvillohet dy ditë.

Seanca filloi dje, ndërkaq votimi i Qeverisë së re duhet të bëhet para mesnatës.

 

Në Qeverinë që pritet të udhëhiqet nga Dimitar Kovaçevski, për ministra pritet të zgjedhen:

Përbërja qeveritare e propozuar
  • Sllavjanka Petrovska – ministre e Mbrojtjes
  • Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme
  • Nikolla Tupançevski – ministër i Drejtësisë
  • Artan Grubi – ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve – zëvendëskryeministër i parë
  • Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme
  • Fatmir Besimi – ministër i Financave
  • Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë
  • Lupço Nikollovski – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave
  • Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë
  • Jeton Shaqiri – ministër i Arsimit dhe Shkencës
  • Jovana Trençevski – ministre e Punës dhe Politikës Sociale
  • Goran Milevski – ministër i Vetëqeverisjes Lokale
  • Bisera Kostadinova Stojçevska – ministre e Kulturës
  • Admirim Aliti – ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë
  • Bllagoj Boçvarski – ministër për Transport dhe Lidhje
  • Naser Nuredini – ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor
  • Bojan Mariçiq – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje evropiane
  • Sllavica Grkovska – ministër pa resor – zëvendëskryeministre për luftë kundër korrupsionit
  • Fatmir Bytyqi – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje ekonomike
  • Xhemail Çupi – ministër pa resor./TV21