Vazhdon problemi me vozitësit e autobusëve të linjave private

Edhe më tej vazhdon problemi me vozitësit e autobusëve të linjave private dhe mos pagesa ndaj tyre nga ana e Ndërmarrjes për Qarkullimit Publik. Vozitësit privatë thonë se tashmë 5 muaj Ndërmarrja nuk ka shlyer detyrimet ndaj tyre. Ata ankohen se vazhdimisht u bëhet presion që të mos dalin para mediave për këtë çështje në të kundërtën siç thonë kërcënohen se do t’u ndërpritet kontrata.

“Jemi nën mëshirën e fatit, nuk na kryejnë pagesat në rregull, më shumë se 5 muaj nuk jemi paguar , gjithsej borxhi mbërrin mbi 2 milionë euro. Kontaktojmë qytetin e Shkupit na thonë ne i kryejmë pagesat ndaj NQP-s pyetni drejtorin atje. Telefonojmë NQP-në na thonë se nuk kanë para, nuk ka lëshuar Qyteti i Shkupit”, thonë transportuesit privatë.

Ata akuzojnë Qytetin e Shkupit dhe Ndërmarrjen e Qarkullimit se po luajnë me fatin e tyre / ALSAT