Vazhdon heshtja, përse Gattuso nuk po prononcohet për media pas ndeshjeve?

Napoli kishte përballë Milanin në San Siro në kuadër të xhiros së 27-të të Serie A dhe doli fitimtar nga ky duel, transemton lajmi.net.

Ishte goli i Politanos, i cili mjaftoi që napoletanët të riktheheshin me pikë të plota në vendin e tyre.

Por, pavarësisht suksesit në Milano, në konferencat për shtyp të Napolit po ndodh një gjë e quditshme.

Klubi ka zgjedhur që të mos prononcohet për media pas ndeshjeve që nga 21 shkurti, ditën kur Napoli u mposht nga Atalanta me rezultatin 4-2.

Mediave italiane ju mbetet vetëm të shikojnë postimet e lojtarëve pas ndeshjeve.

Si duket ky vendim i përket zërave dhe lajmeve që rridhnin nga klubi për shkarkimin e Gattusos dhe problemeve me lojtarë.

Heshtja vazhdon dhe nga Napoli nuk është prononcuar askush edhe pas suksesit në San Siro.