Vazhdon gjykimi për rastin “Reket”

Në Gjykatën themelore penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për rastin “Reket”. Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe duhet të vazhdojë me prezantimin e dëshmive, ndërkaq në radhë janë xhirimet e parashtruara nga dëshmitari Jordan Kamçev në prokurori.

Në seancën e kaluar u prezantuan fotografi nga gjësende të marra gjatë bastisjes së shtëpive dhe hapësirave të punës të të akuzuarve Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva, si dhe nga bastisja e shtëpisë së Zoran Milevski-Kiçeec, i cili e pranoi fajin.

Rastin e udhëheqë gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Villma Ruskovska.

Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në tetor të vitit të kaluar parashtroi aktakuzë kundlër Bojan Milevskit, Katica Janevës dhe Bojan Jovanovskit.

I akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra ndëshkuese”, ndërsa Janeva dhe Milevski për “marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor”. E akuzuara e dytë Janeva ngarkohet edhe se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

Në seancën e parë për rastin “Reket”, që u mbajt më 3 dhjetor, i akuzuari i tretë Zoran Milevski e pranoi fajin, pas çka u dënua me tre vite burg.