Vazhdon gjykimi për rastin “Reket”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për rastin “Reket”, Procesi gjyqësor ndodhet në procedurë dëshmuese dhe duhet të vazhdojë me prezantim të dëshmive.

Gjyqin e udhëheq gjykatësja Vaska Nikillovska Masevska, ndërsa përfaqësues i padisë është Vilma Ruskoska.

Prokuroria Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në tetor të këtij viti shtroi aktakuzë kundër Bojan Jovanovskit,
Katica Janevës dhe Zoran Milevskit.

I akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera si vepër penale”, ndërsa Janeva dhe Milevski për
“pranimin shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”. E akuzuara e dytë Janeva ngarkohet edhe se ka kryer vepër penale “keqpërdorimin e pozitës
zyrtare dhe autorizimit”.

Në seancën e parë për rastin “Reket”, që u mbajt më 3 dhjetor vitin e kaluar, i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin, me ç’rast u dënua me
tre vjet burg.