Vazhdojnë reagimet ndaj Kryeparlamentarit, Xhaferi

Kanë vazhduar edhe sot reagimet në lidhje me inçizimin e publikuar ku pretendohet se, kryeparlamentari, Talat Xhaferi komunikon me punonjësit në Kuvend. Por, edhe përkundër reagimeve të shumta në opinion dhe nga partitë politike në vend, nga BDI vazhdojnë të heshtin në lidhje me këtë. Klan Maqedoni tentoi të marrë përgjigje nga koordinatori i grupit parlamentar të kësaj partie, Arbër Ademi por ai refuzoi të përgjigjet. Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski drejtoi sot kritika ndaj pushtetit që nuk kanë reaguar ndaj Xhaferit.

HRISTIJAN MICKOSKI, VMRO – DPMNE

“As përgjegjësi, as dikush tha diçka, as mediat duhet ta pranojë nuk e vendosën atë në një nivel të lartë. Nëse ndonjë njeri ka problem me veten dhe me sistemin e tij nervor ka institucione të posaçme që kujdesen për atë, Kuvendi dhe të punësuarit aty nuk janë vende ku dikush duhet ta shërojë sistemin e tij nervor. Kështu që, ja do ta përfundojë siç edhe fillova, turpërohem që njohë njerëz të tillë në jetën time për shkak të natyrës së punës sime”.

Ndërkohë, edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski edhe sot refuzuar të komentojë këtë këtë audio inçizim, pasi nuk dihet nëse ai që dëgjohet është Xhaferi ose jo.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Koment duhet të kërkohet në Kuvend, sepse Kuvendi është pushtet i posaçëm përkatësisht pushtet legjislativ, në të cilën sipas rregullores janë të rregulluara raportet në Kuvend”.

Nga Aleanca për Shqiptarët e kanë quajtur sjelljen e Xhaferit mobing dhe sipas tyre, sjellje të tilla ka në shumicën e institucioneve, vetëm se në Kuvend kësaj radhe ju dëgjua zëri.

ALEANCA PËR SHQIPTARËT

“Për një kohë të gjatë, jo vetëm Xhaferi, por edhe zyrtarë të tjerë të BDI-së i trajtojnë në mënyrë të njëjtë nënpunësit dhe qytetarët, ndërsa shpesh herë tentojnë të trajtojnë kështu edhe deputetët”.

Reagimet për dorëheqejn e Xhaferi vijn pasi në media para disa ditëve u publikua një audio inçizimi ku dëgjohen sharje dhe britma të cilat pretendohet se bëhen nga ana e kryeparlamentarit Talat Xhaferi drejtuar shërbimeve të Kuvendit.