Vazhdojnë përplasjet mes Finem dhe Don Xhonit, çfarë ndodhi këtë herë?

Ashtu sikur edhe pritej, Finem i ka bërë “diss” në këngën e tij të re reperit kosovar, Don Xhonit.

Në bashkëpunim me Solon dhe Selmon, kënga e titulluar “Tipa”, pjesa e Finemit konsiderohet një “diss” për reperin nga Kosova, shkruan lajmi.net.

“Leko, tregi, fama, flexi. Mos fol shumë ndjenjat t’i vdeki. Interesi rritet xhepi. Ti po flet hala për Benzin. Mos ma rruni shumë se ua q* krejt sistemin. I njoh mirë këto baba. Shpulla gojës mes miletit. A po don flatra? Jemi më nalt se maja.”, thotë në këngën e tij Klejdi Dogjani, i cili njihet me emrin e tij të artit ai Finem.

Dhe kjo duket si një kundërpërgjigje ndaj këngës “Unë foli i fundit” i Don Xhonit ku ai përmend Benzin, duke thënë se të tjerët kanë blerë makina por ai ka blerë vilë në pandemi.

Më tej, Finem thotë: “Ju gjujni me kunja, na gjujna me shpata.” dhe kjo lidhet pikërisht me diss-et që i ka bërë Don Xhoni, emri i vërtetë i të cilit është Xhonata Isufi.

Javët e fundit dy reperët kanë nisur të thumbohen sërish në rrjetet sociale dhe në këngët e tyre.

Don Xhoni në projektin e tij të fundit me titull “Crypto” i ka bërë “diss” Finemit,  i cili e ironizoi dhe e shau Don Xhonin në një video-live që realizoi në ‘Instagram’./Lajmi.net/