Vazhdojnë incidentet, thyhet vetura e Filip Mijallkovit

Djali i ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe kushëriri i tij (djali i Vllatko Mijallkovit, vëllaut të Sasho Mijallkovit), kanë demantuar involvim në incidentin e para dy netëve në qendër të Shkupit.
Në një demant dërguar tek mediumet maqedonase, ata thonë se nuk kanë qenë të involvuar në incident, por vetëm janë munduar të qetësojnë gjakrat, pasi një shok i tyre ka pasur problem me një grup. Problemi ka ndodhur kur shoku i tyre është fjalosur me të dashurën dhe ka ndërhyrë grupi tjetër.
Ata poashtu kanë demantuar se janë arrestuar prej policisë, por vetëm janë thirrë në bisedë informative për të treguar për ngjarjen.
Sipas tyre, njëri prej shokëve edhe më tej ka pranuar kërcënime përmes telefonit nga grupi në fjalë, kurse dje është sulmuar Filip Mijallkov (djali i Vllatko Mijallkovit) nga i njëjti grup të cilët me shufra dhe shkopinj gome e kanë goditur veturën të cilën ka qenë. Sulmi është denoncuar në polici.