Vauçerët turistikë”, Bekteshi: Në pjesën e parë të muajit maj do të shpallim thirrjen publike

Në fillim të muajit maj Ministria e Ekonomisë do të shpallë thirrjen publike për vauçerët turistik, këtë e bëri të ditur në “Magazina Ekonomike” vetë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Sipas tij të drejtë për aplikim do të kenë të gjithë të punësuarit me hyrje të ulëta. Përmes kësaj ndihme do të përfshihen diku rreth 1000 qytetarë.

“Për të qenë i qartë deri në fund, nuk kanë qenë vetëm 6 mijë denarë, por e gjithë ajo kategori e cila është kualifikuar për të përfituar atë ndihmë, ka përfituar 9 mijë denarë nga ana e Qeverisë, por paralelisht me atë edhe të gjitha kategoritë tjera të qytetarëve të cilët kanë përfituar kartela pagesore kanë mund t’i shfrytëzojnë edhe nëpër objektet hotelierike, të cilat siç e theksuat edhe Ju janë të kategorizuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ministria e Ekonomisë në pjesën e parë të muajit maj do të shpalli thirrjen publike sa i përket ndarjes së vauçerëve të ri për të gjithë të punësuarit me të hyra të ulëta, apo në një familje të cilët nuk i tejkalojnë të hyrat mbi 30 mijë denarë, dhe parashikohet të ketë ndihmë për diku rreth 1000 qytetarë”.

Pse nuk shkoni me modelin e njëjtë sikur vitin e kaluar që me automatizëm ti ndani këto mjete, sikur dëshironi që të kurseni pak më shumë?

“Zoti Temenugov ju i dini shumë mirë ligjet dhe procedurat me të cilat funksionon qeveria. Nëse Qeveria lejohet që drejtpërdrejtë të ndaj mjete duke u bazuar në të dhënat të cilat i kanë institucionet, atëherë duhet të shkojmë me zgjidhje ligjore, për shkak se parashihen procedura konkrete ku do tu jepet mundësi gjithë qytetarëve që janë të interesuar. Ne jemi të gatshëm që të gjitha masat t’i implementojmë me automatizëm, pa mos pasur nevojë që qytetarët të aplikojnë, por në bazë të të dhënave të cilat janë për momentin nëpër institucione. Por e theksova më herët e ripërsëris edhe njëherë se nëse opozita nuk i bojkoton në kuadër të komisionit për financa dhe buxhet jemi të gatshëm që nga fillimi i javës së ardhshme ti kalojmë të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me pakon e 6 të masave ekonomike”, u përgjigj Bekteshi.