Varroset 21 vjeçarja nga Ferizaj e cila u vra dje nga ish-bashkëshorti

I është dhënë lamtumira e fundit 21-vjeçares, Erona Cokli, e cila dje u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, 36-vjeçar, Valon Aliu pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

E ndjera u varros në varrezat e fshatit Bablak të Ferizajt, përcjell klankosova.tv.

Autori i krimit plagosi edhe vëllain e mitur të së ndjerës, i njëjti i cili edhe qe sot prezent në ceremoninë e varrimit.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dorasit, Valon Aliu.

I jepet lamtumira e fundit, 21 vjeçares nga Ferizaj, e cila u vra nga ish-bashkëshorti. FOTO: Arbëresh.info