Varhelji për vizitë në Sofje dhe Shkup

Komisioneri për Zgjerim I BE-së, Oliver Varhelji, nga sot deri më 28 Prill do t`I vizitojë Kroacinë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në kalendarin e aktiviteteve të tij, në ueb-faqen e Komisionit Evropian thuhet se Varhelji gjatë qëndrimit në Zagreb, Sofje, Shkup dhe Tiranë do të ketë bisedime dypalëshe, kurse në Sofje do të merr pjesë në Samitin BE-Ballkan.

Në të njëjtën kohë me Varheljin, nesër në Sofje do të qëndrojë edhe Ministri I Jashtëm Bujar Osmani.
Ministri Osmani, sot ka qëndruar në Berlin ku me zyrtarë gjerman ka biseduar për dosjen evropiane të RMV-së dhe nevojën për zhbllokimin e shpejtë të procesit të zgjerimit.

Rruga e RMV-së drejt BE-së, kohëve të fundit është bllokuar me veton bullgare. Bullgaria thotë se vendi po vjedh historinë bullgare dhe se gjuha maqedonase është dialect I bullgarishtes, kurse në mesin e kërkesave është edhe vendosja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së. /KlanMacedonia/