Varheji sot para PE-së për vendet nga Ballkani Perëndimor

Eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji sot para eurodeputetëve do ta prezantojë Pakon për zgjerim 2020 dhe Planin investues ekonomik për Ballkanin Perëndimor, kumtoi Parlamenti Evropian.

Si çdo vit, menjëherë pas miratimit të Pakos vjetore për zgjerim në Komisionin Evropian, eurokomisari kompetent e prezanton para Komisionit të jashtëm politik të PE-së, këtë dokument më të rëndësishëm për vendet në procesin e aderimit.

“Përveç shqyrtimit të situatës në vendet kandidate dhe kandidatëve potencialë nga Pakoja për zgjerim, Varheji do ta prezantojë edhe planin i cili duhet të stimulojë rimëkëmbje afatgjate, ta nxitë rritjen ekonomike dhe të mbështesë reforma të Ballkanit Perëndimor pas krizës me koronavirusin”, thekson PE-ja.

Pakoja përfshin Komunikim për zgjerim, e cila e trason rrugën përpara për vendet të cilat synojnë drejt anëtarësimit në BE, ndërsa përmban raporte për të cilat Komisioni paraqet vlerësim të detajuar për avancimin e çdo kandidati dhe kandidati potencial në realizimin e kritereve për anëtarësim.