Seancë e re për rastin “Titanik”

Seanca e re për rastin “Titanik” në Gjykatën Penale të Shkupit është përcaktuar për sot.

Gjykata në këtë lëndë është ende në fazën e provave dhe në seancat e mëparshme kryesisht u dëgjuan dëshmitarët e Prokurorisë.

Aktakuza e iniciuar nga ish Prokuroria Speciale Publike, për këtë lëndë për financim të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së, ka dyshim tek 20 persona, përfshirë ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska (e dënuar me katër vjet burg për rastin “Tank”) dhe ish zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj partie politike.

Këshilli gjyqësor për këtë lëndë kryesohet nga gjykatësi Osman Shabani, ndërsa prokuroria përfaqësohet nga prokurorja Lile Stefanova.