Varheji njofton se negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mund të hapen për disa javë

Bashkimi Evropian mund të hapë negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për disa javë, sepse të dyja shtetet kanë bërë progres në përgatitjet e tyre për anëtarësim, deklaroi sot në Pragë komisari evropian për zgjerim Oliver Varheji.

Varheji tha se raporti i Komisionit Evropian për të dyja vendet, që duhet të publikohet javën e ardhshme, është inkurajues.

“Ka progres serioz në të dyja vendet. Jam shumë i inkurajuar nga fakti që të dyja vendet, kanë vendosur t’i përshpejtojnë përgatitjet e tyre”, tha Varheji pas takimit me shefat e diplomacive të vendeve të Grupit të Vishegradit (V4) dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6) në Pragë.

Theksoi se me raportin shpreson se do t’i bindë vendet-anëtare se të dyja vendet janë të gatshme, dhe vetë vendet-anëtare duhet të jenë të gatshme të hapin negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Shpresoj shumë se do të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në javët e ardhshme”, shtoi komisari evropian.