Në ceremoninë e homazheve, fjalët e Rezarta Shkurtës për Nexhmije Hoxhën

Dje ka ndërruar jetë gruaja e ish-liderit komunist, Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha.

Në rrjete sociale, gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar imazhe nga ceremonia e homazheve për Nexhmije Hoxhën.

Në atë ceremoni ishin të pranishëm familjarë e miq të saj, mes tyre edhe nipi Ermal Hoxha dhe bashkëshortja, Rezarta Shkurta.

Kjo e fundit, në një prej imazheve ka shkruar  disa fjalë kushtuar Nexhmijes, teksa tregoi edhe kurorën që ajo dhe Ermali e dërguan tek arkivoli i të ndjerës.

“Shiu ndaloi kur duhej! Retë u hapën për t’i lënë vend rrezeve të shkëlqenin tokën. Është dikush atje lart që gjykon më mirë se ne këtu poshtë”, ka shkruar Rezarta.