Vardari në Ligë të Dytë: Përplasje “Ballistët” – “Komitët”

Me humbjen e djeshme kundër Struga Trim Lum, Klubi I Futbollit Vardari dhe zyrtarisht sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Dytë – Perëndim.

Nuk kanë munguar provokimet nga rivalët e përbetuar. Grupi I tifozëve “Ballistët” kanë organizuar një pritje për autobusin e Vardarit që kthehej nga Struga dhe me piroteknikë dhe transparenta kanë “uruar” Vardarin për Ligën e Dytë.

Kanë reaguar “Komitët”. Ata përmes një postimi në Facebook thonë e gjënë e vetme që e kanë bërë ‘Ballistët” nga viti 2019 e këndej nuk ka qenë për të nderuar Shkëndinë, por Vardarin. “Komitët” pretendojnë se “Ballistët” janë të komplekuar nga Vardari, duke dërguar mesazhin se “Vardari do të jetojë”

Ndryshe, rënia e Vardarit në kategorinë e dytë, është top-lajm sportiv në mediat e rajonit. Duke shfaqur mosbesim për situatën aktuale në këtë klub, nëpër këto media mund të lexohet se Kampioni I vitit të kaluar dhe pjesëmarrësi në fazën e grupeve të Ligës Europa bie në kategorinë e dytë.

Nuk është hera e parë që Vardari bie në kategorinë e dytë. Në vitin 2011 kjo skuadër nuk arriti ta ruajë statusin për të garuar në Ligën e Parë, por me fuzionin me skuadrën “Miravci” arriti të shpëtojë. Jozyrtarisht ka zëra se e njëjta mund të ndodh edhe këtë vit, me fuzionimin me ekipin Skopje që javën e kaluar u promovuar si Kampion në Ligën e Dytë – Perëndim dhe nga sezoni I ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë. /KlanMacedonia