Vanesa ndahet nga i dashuri: I kam vënë kapak me personin jashtë, ndjej për Indrin

Këngëtarja Vanesa Sono i ka dhënë fund lidhjes që ka pasur nga jashtë. Këtë deklaratë ajo e bëri drejtpërdrejt nga Ferma Vip, duke thënë se ka ndjenja për Indrin.

Duke shpresur pendesë dhe ndjenjë faji, Vanesa ka thënë se një lidhje në Ferma Vip nuk ishte në planet e saj, por çdo gjë sipas saj ka rrjedhur natyrshëm.

Ndihem në faj, por do e ndjeja veten më shumë në faj nëse do ndjeja atë që ndjej për Indrin dhe të mbaja pezull atë jashtë. Nuk e di si do vazhdojë jashtë, por gjënë që kam lënë jashtë i vendos kapak dhe ka marrë fund. Edhe nëse me Indrin nuk vazhdoj, me atë jashtë e kam mbyllur për këtë që ndjej. E kam përjetuar. Nuk e kisha në planet e mia. Personi është i huaj. Kam bërë një letër për personin dhe familjen time. Familjarët e mi më njohin mua. Agai më ka thënë nëse e dua një bisedë telefonike dhe i kam thënë jo. Gjëja ime jashtë ka marrë një fund”, tha Vanesa.