Van de Beek tregon kush e bindi që t’i bashkohet Man Unitedit

Transferimi i fundit i Manchester United, Donny van Beek, ka zbuluar se Edwin van der Sar ka inkurajuar atë të lëvizë drejt ‘Old Trafford’.

Van de Beek është bërë transferimi i parë i Manchester United këtë verë, me gjigantët anglez që paguan 40 milionë euro Ajaxit për shërbimet e mesfushorit.

Van der Sar është aktualisht është drejtor ekzekutiv te Ajax, dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm për arritjen e marrëveshjes te dy palët.

“Po, kam folur me atë (Van der Sar) dhe ai më ka treguar shumë histori rreth klubit dhe rreth gjithçkaje. Ai më tregoi se sa i madh është klubi dhe çfarë eksperience të mirë ka pasur ai këtu”, ka deklaruar Van de Beek.

“Po, është një histori vërtetë e madhe. Kam parë shumë ndeshje të tyre dhe gjithashtu kam pasur një takim të mirë me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, dhe kjo për mua ishte një gjë më të vërtetë e rëndësishme”.