Van de Beek dëshiron largimin nga Manchester United

Ish ylli i Ajaxit vazhdon të mos gjejë formën nën urdhrat e Solskjaer duke bërë vetëm dy paraqitje si titullar në Premeirligë, edhe pse në kohën e fundit ka probleme me lëndime, përcjellë lajmi.net.

Van de Beek kaloi në “Old Trafford” si lojtar mjaftë premtues, por mesa duket pritet të largohet gjatë verës së ardhshme.

Sipas Daily Star, holandezi do bisedojë me zëvendësdrejtorin, Ed Woodward për kohën e pamjaftueshme dhe do kërkojë largimin në verë.

Shkaku i formës jo të mirë, Van de Beek rrezikon edhe pjesëmarrjen në Evropianin me Kombëtaren e Holandës.

Mesfushori ka zhvilluar 26 paraqitje për United në të gjitha garat duke shënuar një gol në Premierligë dhe dhuroi një asistim në Kupën e Anglisë.