Valza organizon festën e beqarisë, publikon foto në veshje tradicionale

Këngëtarja kosovare, Valza Zhegrova, po i jep fund beqarisë.

E para martesës. këngëtarja ka organizuar festën e beqarisë, të njohur si “kanagjegj”.

Këtë festë ajo e ka organizuar në Prishtinë.

Këngëtarja ka ndarë foto në veshje tradicionale.

Ndryshe, Valza është distancuar nga muzika, duke mos qenë aktive me projekte muzikore.

Kujtojmë se ,Valza është motra e futbollistit kosovar, Edon Zhegrova.