Valverde tregohet i sinqertë: I kërkova falje Moratës, nuk ishte gjë e mirë ajo që bëra

“I kërkova falje Moratës. Nuk është gjë e mirë ajo që bëra, por s’kisha mënyrë tjetër për ta ndalur. Jam i lumtur për titullin. Shokët e skuadrës më vlerësuan kur dola nga fusha e lojës. Ata më mbështetën të gjithë dhe Simeone gjithashtu m’u afrua dhe më dha dorën. Këtë nuk e bëjnë të gjithë. E vlerësoj shumë të gjithë mbështetjen që mora pas atij faulli të shëmtuar. Momenti? Jam duke kaluar një moment të artë dhe gjithçka që po më ndodh është e bukur. Shumë shpejt do të bëhem baba”.
Fede Valverde u largua nga finalja e Superkupës së Spanjës, Real-At.Madrid përpara kohe, i ndëshkuar me karton të kuq për një faull kundër Moratës që vlente sa një gol kur shtesa ishte duke përfunduar. Por si për çudi, ai u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes, çmim të cilin e jepte trajneri i kombëtares së Spanjës, Luis Enrike./panoramasport.al