Valverde cak i një grabitjeje

Real Madrid's Uruguayan midfielder Federico Valverde reacts during the Spanish league football match between Athletic Club Bilbao and Real Madrid CF at the San Mames stadium in Bilbao on December 22, 2021. (Photo by Ander GILLENEA / AFP) (Photo by ANDER GILLENEA/AFP via Getty Images)

Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde ka qenë cak i një grabitjeje në Ibiza.

Disa futbollist kanë rënë pre e grabitjeve këtë verë në Ibiza, në mesin e tyre edhe Valverde, transmeton lajmi.net.

Teksa po kalonte pushimet verore me familjen e tij, mesfushorit madrilen i kanë grabitur para me vlerën deri në 9 mijë funte.

Sipas lajmeve që qarkullojnë në Spanjë, rasti ka ndodhur kur ata ishin në spital pasi ishin helmuar.

Kur janë kthyer në shtëpinë ku ata qëndronin në ishullin spanjoll, e kanë parë që ishte e tëra rrëmujë, kështu duke e kuptuar se kishin rënë cak i një grabitjeje.

Përveç uruguaianit, edhe Marco Verratti gjatë qëndrimit të tij në Ibiza i janë vjedhur gjëra e para me vlerë deri në tre milionë euro.