Vaksinohet zv/kryeministri Artan Grubi (Video)

Zv/kryeministri Artan Grubi ka pranuar dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19 nga kompania kineze “Sinofarm”, kurse qytetarët kishin mundësinë që ta ndjekin gjithë procesin e vaksinimit në faqen e tij në Facebook. Gjatë ditës së sotme pritet të vaksinohen edhe ministra tjerë. Ditë më parë është vaksinuar kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.