Vaksincasit i shprehin Mirënjohje për kontribut, zv.drejtorit të Doganave Mustafë Dautit

Banoret e Vaksinces te Likoves nepermjet faqes “Fshati Vaksincë” i kane shprehur Mirenjohje dhe Falenderimi, zv.drejtorit te Doganave zotit Mustafë Dauti. Ja postimi i publikuar:
“Me respekt dhe mirënjohje të thellë, shprehim falënderimet tona më të sinqerta për Zv. Drejtorin e Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mustaf Dauti, për kontributin dhe financimin e hapjes së bunarit për ujë të pijshëm në Shkollën Fillore, si dhe për sigurimin e ujit për ujitjen e Varrezave të Dëshmorëve në fshatin Vaksincë.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për bashkëfshatarin tonë, Hamdi Alili, si dhe për firmën Murana nga Tetova, për angazhimin, mbështetjen dhe punën profesionale në hapjen e pusit. Kontributi i tyre ishte i çmuar.

Po ashtu, një mirënjohje e veçantë shkon për vëllezërit Zaim Alili dhe Hamdi Alili, të cilët gjithmonë kanë qenë pranë fshatit tonë me kontributin dhe mbështetjen e tyre. Përkushtimi dhe bujaria e tyre janë shembull i dashurisë për vendlindjen dhe i shërbimit ndaj komunitetit.

Zoti i shpërbleftë të gjithë për këtë vepër fisnike, duke ju dhuruar shëndet, mbarësi dhe suksese në çdo angazhim. Kontributi juaj do të mbetet gjithmonë i vlerësuar dhe i paharruar nga banorët e Vaksincës.”