Vaksinat kineze do të ruhen në frigoriferë në Shtëpinë e shëndetit, Shkup

Vaksinat kineze do të ruhen në frigoriferët e vendosur në hapësirat e Shtëpisë së shëndetit, Shkup, deklaroi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Temperatura optimale për ruajtjen e vaksinave që pritet të vijnë në Maqedoninë e Veriut këtë muaj, është nga 3 deri në 8 gradë Celsius.

Ministria ka siguruar edhe një frigoriferë me temperaturë deri në minus 70 gradë. Transporti i vaksinave do të bëhet me aeroplanë dhe do të vijnë në aeroportin e Shkupit, më pas sipas planit operati do të merren dhe shpërndahen në punktet për vaksinim./TV21