Vakancat në Gjykatën Kushtetuese lëndojnë peshën e vendimmarrjes!

Shkruan: Qenan Aliu

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut është e rezikuar mbrojta e Lirive dhe të drejtave të njeriut si dhe SUNDIMI I SË DREJTËS. Kjo për faktin se aktualisht GJYKATA KUSHTETUESE funksionn me gjashtë anëtarë nga gjthsejt nëntë. Pra për tre gjyqtarë vendet janë vakante për shkak të skadimit të mandatit, kurse Kuvendi akoma nuk ka proceduar plotësimin e tyre.

Aq më tepër kur edhe të katërtit në janar i skadon mandati, dhe nëse deri atëherë nuk plotësohen tre vendet vakante me të katërtin bllokohet funksionimi i gjykatës kushtetuese. Sipas rregullores për punën e gjykatës seancë mundë të mbahet me prezencë edhe të pesë gjyqtarëve ndërsa për vendosje duhet prezencë e së paku gjashtë
gjyqtarëve.

Pra me këtë shprastirë vendimet e gjykatës mbeten me relevancë të lënduar në aspekt të peshës së vendimeve.
Ajo që është rast unikat me këtë gjykatë në RMV, është fakti se kjo instancë nga viti 1992 funksionon me Rregullore të aprovuar nga vet ajo, e ndërkaq akoma në vendë nuk kemi Ligj për Gjykatën Kushtetuese, aq më tepër kur kjo instancë është kategori kushtetuese.