Të martën (24.12.2019) në ora 18.00 në Stacionin policor në Tetovë, një vajzë 19 vjeçare nga një fshat i Tetovës, ka njoftuar policinë se në periudhën nga data 25.08.2019 deri në ditën e denoncimit nga tezja dhe kushëriri i saj, është mbajtur në mënyrë kundërligjore dhe është maltretuar në dy lokacione në Tetovë.
Sipas denoncimit, ata kanë dashur ta martojnë kundër vullnetit të saj edhe pse ka pasur të dashur tjetër, transmeton Gazeta Lajm. Pas konsultimit me prokurorin publik, vajza përmes Qendrës për punë sociale-Tetovë është strehuar në mënyrë adekuate dhe po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.
Maqedoni Vajzën e re nga një fshat i Tetovës kanë dashur ta martojnë...