Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk kanë lënë që këtë të enjte të kenë ndonjë takim me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Nuk është paraparë të ketë takim me Lëvizjen Vetëvendosje. Nëse para seancës së Kuvendi të do të kemi sinjale do ta publikojmë”, është shprehur Mustafa para mediave, para takimit të kryesisë së kësaj partie që është paralajmëruar të nisë në orën 10:00, raporton Ekonomia Online, transmeton Klan Kosova.
“Sot me anëtarët e kryesisë do të bëjmë përgatitje për mbledhje të Kuvendit”.