Fokus: BDI si femër tradhtare, e martuar me qeverinë, e dashuruar me VMRO-në!

Revista Fokus në mënyrë interesante e përshkruan pozitën aktuale politike të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). kjo revistë e krahason BDI-në me femër tradhtare, që bën dashuri edhe me pushtetin edhe me opozitën maqedonase.
“Integristët e Ali Ahmetit me vite të tëra kanë statusin e femrës së dëshiruar, por tradhtare, që mund t’i lejojë vetes edhe bashkëshort koalicionues edhe dashnor opozitar”, shkruan Fokus.