Vajzat binjake të 37 vjeçares së infektuar nga Malisheva, nuk kanë koronavirus

Vajzat e 37 vjeçarës së infektuar në Malishevë, nuk kanë koronavirus

Mbrëmë lajmi.net ka raportuar se e prekura me koronavisrus nga Bubaveci i Malishevës ishte kontrolluar dy ditë radhazi në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë.

Të dyshuara që janë prekur me COVID-19 edhe vajzat e saj binjake.

Mirëpo, Instituti Rajonal i Shëndetësisë Publike ka thënë se vajzat e 37 vjeçares kanë rezultat negativ sa i përket virusit që ka izoluar botën.

Kjo është thënë zyrtari për Informim në Komunën e Malishevës Artan Paçarizi për lajmi.net.

37 vjeçarja ajo kishte ardhur në Kosovë nga Italia.

Pas këtij rasti, Komuna e Malishevës është e vendosur të karantinë pas zbulimit të një rast me koronavirus.

“Ato janë testuar. Sipas Institutit Rajonal të Shëndetësisë publike rezultatet kanë dalë negative. Së paku deri më tani rezultatet po tregojnë se nuk janë të infektuar. Familja është vetë-izolu. Nuk kanë simptoma të sëmundjes. Jemi në pritje. Nuk ka raste të reja”, tha Paçarizi.

Kujtojmë, se deri më tani në Kosovë me virusin korona janë prekur 5 persona dhe 3 qytete se Vitia, Klina dhe Malisheva janë në Karantinë.

Pra, tre persona vijnë nga qyteti i Vitisë, një nga Malisheva dhe një nga Klina.