Rëndohet bilanci i të infektuarve në Shqipëri, infektohen edhe dy mjekë

Ka shkuar në 42 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Brenda 24-orëve të fundit janë shënuar 4 raste të reja.

Ndërkohë në të gjithë vendin vijojnë të zbatohen masat shtrënguese të ndërmarra nga qeveria për të frenuar përhapjen e CoVid19.

“Gjatë 24 orëve të fundit ka vazhduar puna në terren pa u ndaluar. Janë testuar 27 persona të dyshuar qytetarë dhe personale. 4 raste të reja janë konfirmuar. Janë testuar në total 532 raste dhe janë pozitiv vetëm 42 raste.” tha zëvendës ministrja, Rakacolli.

Mes të prekurve dy prej të tyre janë mjekë. Dy mjekët e Sanatoriumit kanë pasur kontakt me një nga të infektuarit dhe për pasojë kanë marrë CoVid-19.