Rama: Në dispozicion edhe spitalet private, kush nuk bindet gjobë 5 milionë lekë

Moszbatimi i këtij urdhri dënohet me gjobë në masën 5 milionë lekë, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në rast mosbindjeje pas vendosjes së gjobës, struktura përkatëse vendoset forcërisht në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor dhe personeli përkatës është i detyruar të shërbejë nën drejtimin shtetëror të strukturës gjatë gjithë kohëzgjatjes së infeksionit

“Sakaq akti normativ parashikon gjoba deri në 5 milionë lekë për shitjen me shumicë dhe 100 mijë lekë për shitjen me pakicë në rast të rritjes abuzive të çmimeve të mallrave dhe produkteve ushqimore, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt të tregtuar muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të aktit normative për produktet sezonale”.

Në rast të ripërsëritjes me abuzimin e rritjes së çmimeve, subjektit i mbyllet veprimtaria për 6 muaj.