Vajza nga Gjilani ndërron jetë derisa po bëhej gati të shkonte në shkollë

Ka ndërruar jetë Vanesa Veseli nga Komuna e Gjilanit. Derisa po bëhej gati për të shkuar në shkollë, Vanesa Veseli ka ndërruar jetë. Ajo ishte nxënëse e shkollës “Agim Ramadani” në Zhegër të Gjilanit. Varrimi i saj bëhet nesër, në varrezat e fshatit. Edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Veseli.

Në telegram thuhet: “E nderuara familje Veseli, Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të vajzës suaj, Vanesa Veseli. Ky lajm më ka tronditur thellë mua, Komunën e Gjilanit dhe secilin qytetar. Vanesën do ta kujtojmë përgjithmonë si nxënëse të sjellshme e të shkëlqyer si dhe një sportiste të dalluar, e cila premtonte shumë. Kjo është një humbje e madhe për shkollën “Agim Ramadani”, për Zhegrën, për Gjilanin dhe për sportin. Ju lutem, familje e nderuar, pranoni ngushëllimet më të sinqerta. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri.