Keisi pranon dhuratë luksoze për ditëlindje, por jo nga Stresi

Ish-bashkëshortja e reperit Stresi, Keisi sot feston ditëlindjen e saj të 24-ërt.

Me këtë rast ka pranuar urime të shumta e dhuratat nuk kanë munguar. Madje ajo e ka pranuar një dhuratë luksoze e që është një veturë.

Kjo dhuratë nuk ishte nga Stresi por nga nëna e saj të cilën ajo e falënderoi publikisht.

“Jam definitivisht vajza më me fat në botë. Faleminderit nënë. Je nëna më e mirë në botë”, ka shkruar ajo pranë postimit.

Keisi për publikun u bë e njohur si partnerja e Stresit mirëpo njihete dhe si një blogere e suksesshme.