“Vajza boshnjake ia mbylli gojën përgjithmonë liderit radikal serb, Millorad Dodik!”

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik ka dalë me propozim ide që femrat të cilat mbajnë mbulesë të paguajnë tatim shtesë. “Mirëpo përgjigja e kësaj vajze me mbulesë ia ka mbyllur gojën atij përgjithmonë”, shkruajnë mediumet e atjeshme.
“Ndaj deklaratës së Millorad Dodikut se është e ditur botërisht që mbajtja e mbulesës paguhet, mund të them se është e vërtetë ajo që ka thënë. Sigurisht që ne i paguajmë mbulesat tona, ndonjë mbulesë kushton 5 MK (marka konvertibile), ndonjë 10 MK, e ndonjëherë mund të blihet edhe ndonjë më e shtrenjtë. Mbulesat tona i mbajmë sepse Allahu na ka obliguar dhe jam krenare që mbulesa, edhe përkundër gjitha sulmeve, ende është simbol i këtij shteti”, është përgjigjur vajza boshnjake Muhiba Peziq ndaj idesë së liderit radikal të serbëve të Bosnjës.