Mickoski falënderon Qeverinë hungareze për ndihmat humanitare

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk e falënderoi Qeverinë hungareze, e cila sot dërgoi pako me ndihme të përbërë nga maska ​​dhe kostume mbrojtëse mjekësore për njerëzit në vijën e parë në luftën kundër pandemisë.

“Unë dua të dërgoj falënderime të veçanta për Qeverinë hungarez, e cila në këto momente të vështira për të gjithë, ndau fonde dhe dërgoi ndihmë për qytetarët e Maqedonisë. Sot, vjen ministri i Jashtëm hungarez dhe një mik i madh i Maqedonisë, Peter Sijarto, bashkë me një pako me ndihma, të përbërë nga maska ​​dhe kostume mbrojtëse mjekësore për njerëzit në vijën e parë në luftën kundër pandemisë. Falënderim për kryeministrin Viktor Orban dhe për gjithë qeverinë, nga e cila javën e kaluar kërkova, ndërsa sot ai dha ndihmë të konsiderueshme për njerëzit tanë që janë duke luftuar për të shpëtuar jetë”, ka shkruar Mickoski në FB.

Në të njëjtën kohë, shtoi ai, shprehu falënderim që në kushte të kufijve të mbyllur, kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e një shteti anëtar të BE-së në këto kohë krize. Miqtë, siç shprehet ai, njihen në momente të vështira.

Ai beson se është e nevojshme të humanizmi njerëzimi dhe të veprohet, secili brenda mundësive të tyre dhe mjetet me të cilat disponojnë.