Vajza bën tatuazh këto vargje të Dafina Zeqirit

Dafina aso kohe kishte shënuar edhe rikthimin në tregun muzikor me këtë projekt, i cili ishte pritur tejet mirë nga fansat dhe kishe marrë miliona klikime në kanalin YouTube.

Duket se njëra nga fanset më të mëdha të kësaj kënge, ka marrë tejet frymëzim nga kënga “Kalon”, aq sa për të realizuar edhe një tatuazh me disa nga vargjet e saj.

Ka qenë këngëtarja Dafina Zeqiri, ajo e cila në InstaStory ka rishpërndarë imazhin e fanses, ku shihet që në belin e saj ka bërë tatuazh disa nga vargjet e këngës.

“Hajt se t’kalon koha krejt i shëron”, janë fjalët që fansa i ka tashmë të gdhendura në trupin e saj.

Image