Pamjet, ku kalojnë nxënësit shqiptarë për të shkuar në shkollë

Partia Demokratike ka reaguar sërish pas motit të keq që ka përfshirë Shqipërinë ditën e sotme duke sjellë edhe përmbytje të shumta. Në rrjetet sociale, PD-ja ka publikuar video nga Zall Bastari ku tregon se si nxënësit e kësaj zone duhet të kalojnë mbi një urë pothuajse të shkatërruar, për të shkuar në shkollë. PD-ja shton gjithashtu se në këtë kohë të keqe janë izoluar më shumë se një mijë banorë, pasi nuk kanë se ku të kalojnë.

Partia Demokratike shkruan se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe Xhemal Qefaliaj kanë inspektuar punime për të nisur ndërtimin e kësaj ure por nuk ka ndodhura një gjë e tillë. Më tej, PD-ja shton se fondet për urën e Zall Bastarit shkuan në Surrel, për kompaninë e ish kryetarit të komunës Dajt, Kujtim Qefaliaj, njëkohësisht edhe kryetar i njësisë administrative Dajt, duke lënë këtë zonë në këto kushte.