‘Vajte 40 vjeç kur do krijosh familje?’, Stresi i kthen përgjigje ndjekësit

Përmes rrjeteve sociale ai dha një përgjigje interesante, shkruan lajmi.net.

Në storien e tij në Instagram, Stresi ka publikuar një fotografi në fëmijërinë e tij dhe ka shkruar se ka vetëm një ëndërr.

“Ëndrra ime e vetme që kam është të kem një djalë si ky në foto”, kanë qenë fjalët e Stresit.

Ndryshe, reperi nga Shqipëria pas ndarjes nga Keisi nuk  ka zbuluar se është në ndonjë lidhje dashurie dhe për momentin është duke qëndruar në Londër.

Rikujtojmë se, projekti i tij i fundit muzikor është bashkëpunimi me Getinjon, ‘S’jom dorëzu’.