UT-ja sot i ndan Ahmetit titullin Doctor Honoris Causa

Universiteti i Tetovës (UT), me rastin e 26 vjetorit të themelimit sot do të mbajë akademi solemne me ç’ rast kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në nder të kontributit të tij për statusin të cilin e gëzon tani ky universitet, do t’i ndahet titulli “Doktor nderi i shkencave” (Doctor Honoris Causa).

Akademia solemne do të mbahet në amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit të Tetovës me fillim në ora 13.00.