UT-ja do të merr emrin e themeluesit Fadil Sulejmani

Në manifestimin solemn me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, pritet që të publikohet iniciativa që ky institucion i shkollimit të lartë të marrë emrin e themluesit të tij, profesor Fadil Sulejmanit. Këtë e ka bërë të ditur për Tv Klan Macedonia, Kushtrim Ahmeti- Përgjegjës i Zyrën për Studime të Dokoranturës në Universitetin e Tetovës. Zoti Ahmeti, duke folur për programin e mëngjesit ‘Happy Day’ të Lindita Aliut, saktësoi se vendimi për këtë është marrë në mbledhjen e Senatit të këtij universiteti të mbajtur më 28 Nëntor.

Prof. dr. Fadil Sulejmani u lind më 1940 në fshatin Bozovcë të malësisë së Tetovës. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm e ka kryer në vendlindje, ndërsa fakultetin dhe doktoranturën në Beotgrad, përkatësisht në Prishtinë. Më 1994, bashkë me intelektualë të tjerë, ai themeloi Universitetin e Tetovës./Klan Macedonia