Cristiano Ronaldo në ndeshjen Juventus – Udinese (3:1) në kuadrin e javës së 16-të të Serie A shkëlqeu si lojtar dhe si njeri.
Fillimisht me dy golat e shënuar në atë ndeshje u bë lojtari i vetëm në pesë ligat më të forta që në 15 vitet e fundit shënoi 10 gola në të gjitha garat brenda një sezoni.
Kurse, dhjetë minuta para fundit të takimit, trajneri Sarri e ftoi Higuainin ta nxjerrë nga loja, dhe argjentinasi u nis në drejtim të Ronaldos për t’ia dhënë shiritin e kapitenit.
Megjithatë, ylli i Juventusit refuzoi atë nder, mori shiritin dhe ia lidhi në krah Baise Matuidi, duke treguar se si është rendi, pasi Matudi është më gjatë në klub.
— Football Transfers (@_transfernewz) December 16, 2019