Klubi i karatesë “Rinia” nga Mateçi i komunēs së Likovēs ka shënuar sukses të madh në kampionatin ballkanik për vendet e Ballkanit, për kadet, junior dhe Junior U21, duke fituar tre medalje, dy të argjendta dhe një të bronztë.
Lajmi bëhet i ditur nga trajneri i tyre Seful Osmani në faqen zyrtare të klubit.
Ja postimi i tij:
Miq të nderuar, në Shkup u zhvillua Kampionatin Ballkanik për Kadet, Junior &U21
Klubi jonë ishte me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut me 4 garues, ku
Nejazi Hamidi u shpall nënkampion Ballkanik 🥈 individual dhe ekipore 🥈 në kategorin -60kg U21.
Omer Musliu arriti medaljen e bronztë 🥉 në ekipore ne kategorinë -68kg Junior.
Nedim Shaqiri ne kategorinë e kadeteve -52kg u radhit i 7-ti.
Shuajb Ramadani në kategorinë e juniorëve -61 kg u radhit i 8-ti.
Ne i falënderojmë prindërit që na i besuan fëmijët e tyre dhe poashtu falënderojmë garuesit për punën dhe disiplinën që ka treguar. Urime.