Oleksandr Usyk ka konfirmuar se do të fillojë stërvitjet për revanshin ndaj Anthony Joshua.
Boksieri ukrainas, Usyk mori armët për të mbrojtur shtetin e tij, nga agresioni rus. Duke lënë kështu anash stërvitjet, për revanshin ndaj Joshuas.
Ai tashmë ka vendosur të rikthehet në stërvitje, për të filluar përgatitjet, me shumë gjasë në Poloni.
Rikthimin e tij në stërvitje e ka konfirmuar vetë Usyk, me anë të një postimi në rrjetin e tij social, instagram.
“Vendosa të filloj përgatitjet për një revansh me Anthony Joshua.
“Një numër i madh i miqve të mi më përkrahin, gjithë të mirat dhe paqe, faleminderit Zotit për gjithçka”, ishin fjalët e boksierit.
Përplasja në mes Usyk dhe Joshua pritet të ndodhë në fund të qershorit ose në fillim të korrikut.