Ushtria ukrainase ia merr rusëve tanket në Kharkiv (FOTO)

Ushtria ukrainase vazhdimisht po njofton botën me më të rejat në luftimet e ashpra që po zhvillohen në këtë vend, mes tyre dhe ushtrisë ruse që filloi pushtimin dhjetë ditë më parë.

Ata së fundmi publikuan fotografi nga situata në rajonin e Kharkivit, ku pati granatime të pandërprera nga ana ruse, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ukrainasit u kanë rezistuar duke arritur t’ua marrin disa tanke rusëve të cilave ua vizatuan flamurin ukrainas.

Gjithashtu është bërë e ditur se Kharkivi mbetet nën kontrollin e ushtrisë ukrainase, dhe konsiderohet si qyteti i dytë më i madhi në këtë vend.