Ushtria serbe po shton numrin e forcave speciale

Serbian soldiers stand guard next to the national flag prior to an honour salute on the eve of Serbia's Statehood Day, a celebration of the anniversary of the first Serbian uprising and the creation of the modern Serbian state, in Belgrade on February 14, 2018. / AFP PHOTO / Vladimir Zivojinovic (Photo credit should read VLADIMIR ZIVOJINOVIC/AFP/Getty Images)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka marrë vendim për rritjen e numrit të njësive speciale të ushtrisë.

Siç thuhet, vendimi është marrë në bazë të nenit 24, paragrafit 4 të Ligjit për Presidentin e Republikës dhe nenit 17, pika 3 të Ligjit për Forcat e Armatosura të Serbisë, raporton media kroate Index.

“është e nevojshme të bëhet ngritja organizative e organizimit në kohë paqeje dhe lufte të Forcave Speciale të

Ushtrisë Serbe në gjendjen e parashikuar numerike, si dhe që Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe do të miratojë aktet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”

Për përkujtim, presidenti Vuçiq tha në mes të janarit, pas një takimi në Shtëpinë e Gardës së Ushtrisë Serbe në Topçider, ku iu prezantuan rezultatet e analizës së gjendjes, kapaciteteve operacionale dhe funksionale të

Ushtrisë për viti 2022, që në periudhën e ardhshme ushtria do të fokusohet më shumë në mjetet ajrore pa pilot dhe dronët e prodhimit vendas, si dhe se do të punohet për forcimin e njësive speciale.

“Në festën kombëtare do të lëshoj një urdhër si komandant i përgjithshëm dhe më pas shefi i Shtabit të Përgjithshëm do të shpallë konkurs për pranimin e të rinjve dhe të rejave në njësitë speciale, deri në 5000 vetë”, tha Vuçiq.