Ushtarët rusë që refuzojnë të luftojnë përballen tani me 10 vjet burg

Ushtarët rusë që dezertojnë, refuzojnë të luftojnë, nuk i binden urdhrave ose i dorëzohen armikut, tani përballen me 10 vjet burg.

Sipas medieve të huaja, Putin nënshkroi të shtunën ligjin që sjell dënime më të ashpra për ushtarët – që u miratua në fillim të kësaj jave nga dhomat e parlamentit.

Sipas ligjit të mëparshëm, ushtarët dezertues përballeshin me pesë vjet burg.

Goditja e disiplinës vjen pas raporteve se disa ushtarë rusë në Ukrainë kanë refuzuar të luftojnë, si dhe raportet për rekrutët që ikën nga vendi në një përpjekje për të shmangur dërgimin në vijën e parë të frontit.

Presidenti rus Vladimir Putin mori vendimin për mobilizim të pjesshëm për të mobilizuar 300 mijë rezervistë për të luftuar në Ukrainë.