Ushtarët rus kërkojnë plumba ukrainas ta plagosin veten / Kievi një kështjellë e paarritshme për armikun

Drama njerëzore thuaja të padëgjuara. Ushtria ruse përveçse po ballafaqohet me humbje, morali i saj po kthehet në shkatërrimtar.

Për shkak të rezultateve të dështuara nga pritjet e ushtrisë ruse, diktatori Putin, ka filluar të bëjë spastrime në ushtri, dhe të kërkojë të gjejë fajtorët e dështimit. Derisa gjenerali rus i arrestuar nga FSB-ja ruse, do ta ketë të vështirë shfajësimin për humbjet e panumërta të forcave ruse që kontrolloheshin prej tij, në kampin tjetër të luftës, tregimet e ushtarëve rus të demoralizuar po marrin dhenë.

Që kur, operacioni i ashtuquajtur ‘Blíckrig’ i Putinit dështoi në Ukrainë, edhe një pjesë e ushtrisë së tij nuk beson më në fitore!

Thyerje e dëshpërim tek forcat ruse

Shërbimi i Sigurimit Ukrainas (SBU), ka regjistruar disa përgjime, të bisedave të ndryshme që zhvillojnë ushtarët me familjarët e tyre, të cilat dëshmojnë se pse ushtria ruse po humb.

“Sipas okupatorit në bisedën e përgjuar të SBU-së, kur mbërritën në Ukrainë, ishin 85 veta prej tyre, ndërsa 30 u larguan. Njëri nga ta është ende gjallë, por gjatë dy javëve të luftës një cisternë 18-vjeçare u bë copë-copë”, thuhet në njoftimin e kësaj agjencie.

Sipas këtij raporti tani të gjithë okupatorët rus që kanë mbijetuar, ‘ulen dhe presin përfundimin me sukses të negociatave mes Ukrainës dhe Rusisë’. “Mami tha që brenda 2 javësh do të pajtohen”, – me shpresë, ushtari i thotë të dashurës”.

Ai kundërshton thashethemet se fitojnë miliona gjatë luftës, dhe as që pret se mund të paguajë “llogaritë (faturat) mujore. “Pra, kërkoni një vajzë të vijë në Kabinetin Ushtarak dhe të kontrollojë…. sa janë, dreqin.. bijtë, të paguar” për shkurt dhe mars. Me një qëndrim të tillë, nuk u kishte mbetur shumë kohë”.

Pra, dialogje që tregojnë se në çfarë gjendje janë ushtarët rus, okupatorë të Ukrainës.

Ndërsa, një bisedë tjetër e përgjuar nga SBU-ja tregon se sa e demoralizuar dhe e thyer është ushtria ruse, njësia e tankistëve.

Në këtë tregim të publikuar nga Shërbimi i SIgurisë së Ukrainës, bazuar në dosjen e përgjimeve, ushtarët rus, po kërkojnë plumba të forcave ukrainase për ta plagosur veten, në mënyrë që të plagosur të ikin nga fronti i luftës.

“Okupatorët rusë kërkojnë “fishekë ukrainas” për të qëlluar veten në këmbë, për të shkuar në spital”, thuhet në njoftimin e SBU-së.

“Zaptuesit nuk duan më të luftojnë dhe vendosin detyrën e tyre të vetme – për të mbijetuar: “Do t’ju tregoj fshehurazi… donim 7.62 (plumba), ukrainas, shkurt, me ia qëlluar këmbët njëri-tjetrit dhe me u kthyer në spital në Budenovsk… » – ndan rrëfimin me nënën e tij, një nacist rus”.

Ai ëndërron të arratiset nga fusha e betejës sepse humbjet janë të frikshme. Makineria ushtarake thuaja është kthyer në mbeturinë dhe skrap.

“Mbetjet e brigadës së tij tani janë vendosur në rajonin e Mykolaiv. Duan të hyjnë në qytet, por tashmë janë bërë të paaftë: “Kemi 120 persona të kthyer nga brigada në spital me plagë… rreth 320 persona të tjerë të lënduar dhe 350 persona – ngarkesa “200-ëshe”.

Sado që Putini të mundohet ti fsheh humbjet, shkalla e tyre tremb edhe ushtarakët rusë. Dhe kryesorja është që po nxisin të shpëtojnë nga ushtria.

Image

Mbetjet e forcave ruse

Të pamposhtur

Ndërsa, komandanti i Mbrojtjes së Kievit – Komandanti i Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjeneral-koloneli Oleksandr Syrskiy i ka inspektuar forcat mbrojtëse të Ukrainës, në pjesën veri-perëndimore të kryeqytetit në afërsi të Moshchun-it.

Në atë pjesë, forcat ruse kanë dështuar gjatë 12 ditëve të kaluara, që të avancojnë, por sulmet e tyre kanë dështuar, sepse janë thyere nga ‘mbrojtja e paepur’ e luftëtarëve ukrainas.
“Luftimet e ashpra me forcat pushtuese ruse po vazhdojnë këtu ditë e natë. Agresori pëson humbje të mëdha në pajisje dhe fuqi njerëzore”, thuhet në raportin e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

Sipas gjeneral-kolonelit ukrainas, Kieva është një kështjellë që nuk mund të nënshtrohet asnjëherë.

“Pas bisedimeve me ushtrinë ukrainase, gjeneral-koloneli Oleksandr Syrskiy vuri në dukje se mbrojtësit tanë janë të gatshëm të mbrojnë atdheun e tyre, dhe afrimi drejt kryeqytetit është i paarritshëm për armikun, Kievi është një kështjellë e sigurt”.

Morali dhe zotimi për luftë i trupva ukrainase duket në nivel të jashtëzakonshëm.

“Ne do ta shkatërrojmë armikun në çdo rast. Trupat ruse do të përjetojnë të gjithë tërbimin dhe forcën e mbrojtësve ukrainas – deklaroi gjeneral-koloneli Oleksandr Syrskiy”, thuhet në raport.

Humbjet e ushtrisë ruse konfirmohen edhe nga inteligjenca amerikane, e cila ka bërë të ditur se më shumë se 7,000 trupa ruse janë vrarë.

Ndërsa, sipas pohimeve ukrainase, janë vrarë rreth 14 mijë ushtarë rus.

Mbrojtja superiore kundërajrore e NATO-s vendoset në kufirin Ukrainë – Poloni

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka bërë të ditur të enjten se qeveria polake kërkoi, por ai do të mbetet nën kontrollin britanik.

Image

Sistemi antiajror britanik Sky Saber, dërgohet në kufirin me Ukrainën

Sipas britanikëve, informacioneve të inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes, vlerësohet se trupat ruse kanë “ngecur kryesisht” në të gjitha frontet dhe kanë bërë përparim minimal në ditët e fundit, por ato vazhdojnë të pësojnë “humbje të rënda“.

Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë një sistem të mbrojtjes raketore Sky Saber në Poloni, tha Ministria e Mbrojtjes të enjten, së bashku me një personel prej 100 vetash për të operuar me sistemin e mbrojtjes ajrore.

Lidhur me këtë është deklaruar edhe vet Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, i cili tha se masa “do të ndihmojë në mbrojtjen e hapësirës ajrore të Polonisë nga agresioni i mundshëm nga Rusia”.

Kjo vendosje e sistemit antiajror britanik vjen pasi SHBA-të po ashtu zhvendosën për në Poloni dy sisteme raketore Patriot javën e kaluar, pasi u vlerësua se lufta në Ukrainë mund të kërcënojë vendet fqinje të NATO-s.

Të hënën forcat ruse goditën një bazë ushtarake të Ukrainës perëndimore rreth 15 milje nga kufiri me Poloninë, duke vrarë të paktën 35 veta.