Ushqimet që rrisin humorin dhe largojnë mërzinë

Në artikujt e AgroWeb.org keni mësuar për aftësinë e ushqimeve për të përmirësuar kujtesën, zbutur dhimbjet e të tjera. Por aftësitë e ushqimeve shkojnë përtej.

Të dhënat studimore të cilave u referohet AgroWeb, konfirmojnë se ka disa ushqime që mund të përmirësojnë humorin duke nxitur çlirimin e disa hormoneve të mira në tru.
Të gjithë e dimë fuqinë e humorit të keq dhe ndikimin e tij në mbarëvajtjen e ditës. Humori i keq shpërthen si pasojë e dozave të ulëta të dopaminës dhe serotoninës, dy hormone që prodhohen në tru e që janë përgjegjëse për mendime të gëzuara dhe ndjenja pozitive.