“Uroj t’i vdesë i dashuri”, Miley Cyrus habit me deklaratën për Dua Lipën

Në një intervistë, Cyrus tha se me Duan kishte shkëmbyer një puthje në buzë, por nuk kishte arritur të kryente marrëdhënie seksuale me të  sepse ajo është në një lidhje me modelin Anwar Hadid, transmeton lajmi.net.

“Nuk bëmë seks. Në fakt nuk kam pasur kurrë ëndrra erotike me Duan. Në fakt, nuk e dua këtë gjë, sepse Duan e shoh si  shoqe shumë të mirë. Por po e marrë sikur kemi bërë seks, sepse kemi shumë pamje të tilla në videoklipin tonë. Dua është super-seksi!”, ka thënë Miley.

Megjithatë, Cyrus së fundi ka shkëmbyer disa mesazhe në Twitter me Duan të cilat i ka filluar këngëtarja e njohur.

“A ke të dashur?”, ka qenë pyetja që Miley i ka parashtruar Duas derisa kjo e fundit nuk ka hezituar t’i kthejë përgjigjje.

Dua me emotikona duke qeshur i ka pohuar se vazhdon ende të jetë e lidhur. “Shkëlqyeshëm! E lumtur për ty!”, i ka kthyer më pas Miley. Këtij komenti Dua i është përgjigjur me “Faleminderit Miley! E vlerësoj!”.

Mirëpo komenti që tërhoqi më shumë vëmendjen dhe që i bëri të gjithë të shkriheshin së qeshuri ishte ai i Miley-t, ku shkruante: “Shpresoj që i dashuri i saj të vdesë!” referuar Anwar Hadid derisa Dua ia ka kthyer duke i shkruar fjalinë në kontekstin e mërzitur.

Ndryshe, bashkëpunimi i dyshes “Prisoner” ka arritur 65 milionë shikime që nga koha e publikimit./Lajmi.net/